fbpx

Të nderuar anëtarë të stafit akademik,

 

Në përputhje me Ligjin 115/2016 “Për organet drejtuese të Sistemit të drejtësisë” dhe në vijim të Vendimit Nr.2, datë 22.07.2021 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për shpalljen e vendeve vakante për kandidatët nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së magjistraturës për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”

Stafi akademik me kohë të plotë i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale të University of New York Tirana, I cili përmbush kriteret e parashtruara në Nenin 36 të  Ligjit 116/2016 është i lutur që brenda 15 ditëve, nga shpallja e thirrjes të paraqesë shprehjen e interesit, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë.

Kërkesat të paraqiten pranë Dekanit të Fakultetit, Prof.As. Arjan Kadareja në adresën postare Rruga “Kodra e Diellit”, University of New York Tirana ose në adresën e postës elektronike arjankadareja@unyt.edu.al. Një kopje e kërkesës i drejtohet rektorit të universitetit, Prof.Dr. Ismail Kocayusufoglu në adresën zyrtar të UNYT ose në adresën e postës elektronike ikocayusufoglu@unyt.edu.al,

Kërkesa për shprehjen e interesit për pozicionet e sipërpërmendura duhet të përmbajë:

    1. jetëshkrimin e përditësuar të nënshkruar në çdo faqe nga kandidati;
    2. librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 15 vitesh përvojë profesionale si jurist si dhe vërtetimin që në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në fakultetin e drejtësisë të një institucioni të arsimit të lartë (IAL) ose pedagogë të brendshëm ose të jashtëm jomagjistratë në Shkollën e Magjistraturës;
    3. vërtetim që është personel akademik i kategorisë “profesor” ose “lektor”;
    4. vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
    5. deklaratë e Konfliktit të Interesit;
    6. vërtetim i gjendjes gjyqësore;
    7. një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
    8. formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë;
    9. formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
    10. çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 36 të ligjit Nr.115/2016.

Lutemi gjeni bashkëlidhur kësaj shkrese gjeni Vendimin e Kuvendit që përmban njoftimin për vendet vakante. 

Back
Phone
eMail
Messenger