New Talent Management Program


LIDERËT E TË ARDHMES
Një mundësi për të fituar një pozicion pune në një mjedis profesional, duke përfituar eksperienca të vlefshme kundrejt pagesës!
ALBtelecom ka themeluar programin “Liderët e të Ardhmes”, i dedikuar për studentët e sapodiplomuar me rezultate të larta, ku do të ofrohet një formim cilësor dhe i gjithanshëm.
Bëhu pjesë e kompanisë më të madhe të telekomunikacionit në Shqipëri!
ALBtelecom është e vetmja kompani që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve nën konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet fikse dhe celulare: internet, ALBwifi dhe WiFi në zonat publike, televizion, shërbime Cloud etj.
Programi do të shtrihet në një periudhë 6-mujore, 8 orë në javë, pranë zyrave qendrore të ALBtelecom, pranë skuadrave të Shitjes dhe të Marketingut.
Kush mund të përfitojë nga kjo mundësi?
Studentët e vitit të 3-të dhe studentët që po vazhdojnë studimet master mund të bëhen pjesë e këtij programi.
Degët e preferuara janë:
- Ekonomik
- Gazetari
Çfarë do të përfitohet?
- Një pozicion pune;
- Zgjerim njohurish;
- Mundësi karriere;
Të gjitha këto kundrejt një page.
Procedura e aplikimit: Aplikoni online nëpërmjet www.albtelecom.al ose dërgoni CV-në tuaj në formatit evropian, në adresën: hr@albtelecom.al
Afati i aplikimeve: deri më 30 Qershor 2016.