albtelocom

 

LIDERËT E TË ARDHMES

 

Një mundësi për të fituar një pozicion pune në një mjedis profesional, duke përfituar eksperienca të vlefshme kundrejt pagesës!

 

ALBtelecom ka themeluar programin “Liderët e të Ardhmes”,  i dedikuar për studentët e sapodiplomuar me rezultate të larta, ku do të ofrohet një formim cilësor dhe i gjithanshëm.

Bëhu pjesë e kompanisë më të madhe të telekomunikacionit në Shqipëri!

ALBtelecom është e vetmja kompani që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve nën konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet fikse dhe celulare: internet, ALBwifi dhe WiFi në zonat publike, televizion, shërbime Cloud etj.

 

Programi do të shtrihet në një periudhë 6-mujore, 8 orë në javë, pranë zyrave qendrore të ALBtelecom, pranë skuadrave të Shitjes dhe të Marketingut.

 

Kush mund të përfitojë nga kjo mundësi?

 

Studentët e vitit të 3-të dhe studentët që po vazhdojnë studimet master mund të bëhen pjesë e këtij programi.

Degët e preferuara janë:

 

  • Ekonomik
  • Gazetari

 

Çfarë do të përfitohet?

  • Një pozicion pune;
  • Zgjerim njohurish;
  • Mundësi karriere;

 

Të gjitha këto kundrejt një page.

 

Procedura e aplikimit: Aplikoni online nëpërmjet www.albtelecom.al ose dërgoni CV-në tuaj në formatit evropian, në adresën: hr@albtelecom.al

 

Afati i aplikimeve: deri më 30 Qershor 2016.